• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË MORËN NGA KRAHËT E NËNËS”/ Aktorja shqiptare në Gjermani rrëfen momentet e vështira gjatë eksodit
Home
Sociale

“MË MORËN NGA KRAHËT E NËNËS”/ Aktorja shqiptare në Gjermani rrëfen momentet e vështira gjatë eksodit

2 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Aktorja Elda Sorra në “ABC-ja e mëngjesit”, ka folur për 30 vjetorin e hapjes së Ambasadave në Shqipëri. Aktorja ka kujtuar fillimet e rrugëtimit të saj dhe kohën e trazuar kur shqiptarët 30 vite më parë me shpresën për një jetë më mirë, u nisën për t’u larguar nga vendi.

Sot 30 vite pas hapjes së Ambasadave në Shqipëri Elda Sorra tregoi se kanë përjetuar momente të vështira gjatë largimit të saj dhe familjes drejt Gjermanisë.

Edhe pse tregoi se ka qenë shumë e vogël gjatë periudhës së largimit të familjes, tha se natën që janë nisur për në Ambasadën e Durrësit është ndarë nga nëna dhe motra e saj. Pas dy muajsh janë bashkuar nëpërmjet Kryqit të Kuq.

“Ishim duke luajtur para shtëpisë. Në ato momente babai na thërret të bashkohemi në shtëpi. Kishim marrë çanta me ushqime. Jemi futur te Ambasada Gjermane, për tu larguar drejt Gjermanisë. Natën kur u nisëm nga ambasada me traget për në Durrës, na thirrën me emra. Pasaportat i kishin ndërruar. Fillimisht është thirrur emri i mamit, pas dy orësh është thirrur emri im. Aty u ndamë. Pas dy muajsh jemi bashkuar nëpërmjet Kryqit të Kuq”, tregon aktorja.

Gjatë intervistës transmetohet edhe një foto e oborrit të Ambasadës e cila shihet se është mbushur plot me qytetarë, fëmijë, familjarë.

Ndërkohë, Sorra tregon se ndër fëmijët që janë në foto është vëllai i saj dhe vet ajo pas tij.

Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, aktorja u shpreh se karriera e saj në Gjermani ka vijuar si aktore, ndërsa së fundmi ka luajtur edhe rolin e një nëne shqiptare.

“Jam përgatitur për të bërë filmin e dytë të shkurtër, si regjisore. Kam luajtur një serial në Zvicër që është publikuar këtë vit. Për herë të parë në karrierën time aty kam luajtur rolin e një nëne shqiptare”, tregoi aktorja.

Sa i përket situatës së pandemisë, aktorja u shpreh se një pjesë të mirë të kohës e kanë kaluar në izolim, por masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit nuk kanë qenë aq të forta sa në Shqipëri.

Featured image of article: “Na ndanë, u takuam pas 2 muajsh”/ Aktorja shqiptare në Gjermani rrëfen momentet e vështira gjatë eksodit: Si më shkëputën nga krahët e nënës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGJENCITË TURISTIKE NISIN PROMOVIMIN/ Polakët “rikthehen” për pushime në Shqipëri pas 15 korrikut
Previous article PROJEKTI/ Hartohet korniza e bisedimeve për anëtarësim në BE, me Tiranën dhe Shkupin

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT