Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë takuar në Nju Jork, aty ku po marrin pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
“Diku nëpër korridoret e OKB-së – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm I shqiptarëve” shkruan Thaçi në facebook teksa ka postuar dhe një foto me Ramën.


