• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME MASKA E DOREZA/ Plas sherri në Kuvend, Ruçi i drejtohet Ralf Gjonit: Me neveri ju them se gabuat rëndë
Home
Politikë

ME MASKA E DOREZA/ Plas sherri në Kuvend, Ruçi i drejtohet Ralf Gjonit: Me neveri ju them se gabuat rëndë

16 April, 2020 F.autor Politikë

Me maska e doreza, me nga një metër distancë secili, deputetët kanë marrë sot pjesë në seancën e jashtëzakonshme plenare.

Amendamenti i propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste Edlira Bode, për ndryshimin e Kodit Penal, duke parashikuar deri në 15 vjet burg për personat që thyejnë karantinën dhe infektojnë të tjerët me pasojë vdekjen, është bërë mollë sherri në Kuvend.

Ndryshimet janë propozuar që më datë 10 janar 2020 nga deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni dhe parashikonin ashpërsimin e dënimit për dhunën në familje, veçanërisht për burrat që rrahin gratë në sy të fëmijëve.

Mirëpo, në kushtet kur sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme, deputetja Bode propozoi një amendament për projektligjin në fjalë me qëllim për t’u kaluar në votim.

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ndërkaq e kundërshtoi ashpër këtë fakt duke e cilësuar si ‘tinzare’ mënyrën se si po tentohet të kalohet ky amendament ndërsa kolegen e tij Bode e quajti ‘të përdorur’ në këtë rast, edhe pse siç tha ai, “Bode është një nga zonjat më fjalëpak të Kuvendit”. Nga vendi, me maska e doreza, u irrituan së tepermi nga fjalët e Gjonit, deputetet Mimi Kodheli dhe Evis Kushi. Kjo e fundit madje, i ra edhe me grushta tavolinës.

Pas kësaj reagoi kreu i Kuvendit Ruçi i cili i tha Gjonit se ndjen neveri për mënyrën se si u shpreh për Boden.

“Me neveri mund të them se gabuat rënde kur ju drejtuat nismëtares që vlen të respektohet dhe s’ka vend të anatemohet ndaj kërkoj ta tërhqini atë që thatë”, tha Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ CNN: Inteligjenca amerikane heton për COVID-19, hipotezë se ka lindur nga laboratori i Wuhan
Previous article "S'MUND TË LUAJMË ME ZJARRIN"/ Lleshaj: Kush nuk bindet dhe shkakton vdekjen me virus duhet të bëjë burg

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT