Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik në të gjithë vendin. Në fotografitë e LSA, vihen re njerëzit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit dhe janë me lot në sy.
Të frikësuar nga lëkundjet e fuqishme, disa duket se përpiqen të telefonojnë familjarët e të tjerë i përqafojnë fëmijët.
IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.