• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME KURTIN JEMI MIQ”/ Rama për DW: Kosova ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet
Home
Rajon

“ME KURTIN JEMI MIQ”/ Rama për DW: Kosova ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet

25 October, 2025 s.autor Rajon

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, rolin e Gjermanisë në këtë rrugëtim dhe marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin, gjatë një interviste për Deutsche Welle.

Në lidhje me raportin e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Rama theksoi se ruan një marrëdhënie të mirë personale me të, dhe se dallimet politike mes tyre janë të natyrshme.

“Me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama.

Sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Rama theksoi se Prishtina duhet të përmbushë plotësisht detyrimet e saj përpara se përgjegjësia të kalojë tek Beogradi. Ai shtoi se vetëm duke u shkëputur përfundimisht nga ndikimi i Serbisë, Kosova do të mund të ecë përpara në mënyrë të pavarur.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, duke u thënë të gjitha vendeve të Evropës, edhe atyre që nuk e njohin akoma, ‘ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm dhe tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë’. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duket të jetojë me idenë e Serbisë”, deklaroi Rama për DW.

Integrimi Europian

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes gjermane për integrimin europian të Shqipërisë, duke e cilësuar Berlinin si një partner strategjik dhe të qëndrueshëm në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Sfida është që të mbushin të mbushim të gjithat detyrat që ka ky porces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Europian në pozicion që të iu thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat dhe pastaj kemi planifikuar një tjetër dy vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030 si datë. Nuk është afat imagjinar ose një afat i vendosur nga dëshira por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që të thashë.”, tha kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRLANDË/ Kandidatja e pavarur Catherine Connolly fiton zgjedhjet presidenciale
Previous article ZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare në 35 komuna, Radoniqi: Ankesat ende në shqyrtim

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT