• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME KËMISHËN GJYSMË TË HAPUR/ Publikohet FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës
Home
Aktualitet
Kronikë

ME KËMISHËN GJYSMË TË HAPUR/ Publikohet FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës

20 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ky është momenti kur Ramazan Rraja u arrestua një ditë më parë nga policia në një lokal në zonën e Fushë-Krujës. Ai shfaqet me këmishën gjysmë të hapur teksa sheh kamerën e policisë pa iu dridhur qerpiku dhe mban armën në brez, gati për qitje.

Rraja duket i pashqetësuar nga arrestimi teksa është i rrethuar nga forcat e policisë. Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në 20 janar 2023 për atentatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokuroritArian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor të vitit të kaluar, edhe për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj. Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t’u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë.

Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët u arrestua në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

1681993713_finalprojekt.00001217.Still033.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËRKUAR NGA POLICIA E KAVAJËS PËR MASHTRIM/ Arrestohet në Vlorë 44-vjeçari
Previous article ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Policia aksion, 11 të arrestuar dhe 1 i proceduar

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT