• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME KËMBËN PROTEZË/ Merr pjesë në maratonën e Tiranës, historia frymëzuese e Lazimit (VIDEO)
Home
Breaking News

ME KËMBËN PROTEZË/ Merr pjesë në maratonën e Tiranës, historia frymëzuese e Lazimit (VIDEO)

3 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këto kohë Lazim Latifin e gjen çdo pasdite anë liqenit artificial të Tiranës. Pas përfundimit të punës, pasditja e tij i dedikohet stërvitjes. Ai do të marrë pjesë për herë të dytë në maratonën e Tiranës.

“Vjet kam marrë për herë të parë, por kam qenë me karrocë, duke qenë invalid, sa kisha bërë dhe protezën e këmbës, nuk e ndieja veten të gatshëm të marr pjesë në këmbë, për shkak se duhet një protezë më e sofistikuar”

Rreth dy vite më parë Lazimi ka pësuar një aksident, si pasojë e të cilit, ai humbi këmbën e majtë. Por, kjo që ndodhi nuk e ndali 47 vjeçarin që të ecte përpara dhe të jetë pjesë e garave të sportit. Lazimi tregon se është shumë i apasionuar për sportin, madje edhe pas aksidentit, ai thotë se nuk është ndalur për asnjë moment së menduari për rëndësinë e jetës dhe pozitivitetin për të ecur përpara.

“Ndjeva veten që më ndryshoi jeta në 180 gradë dhe në atë moment vura synim edhe pse e pashë se do mbesja me një këmbë gjithë jetën. Thashë: unë këmbën se kam, jam gjallë dhe do vazhdoj jetën si kam qenë më parë”

Lazimi do të jetë pjesë e garës në 2.3 kilometra, së bashku me shumë pjesmarrës të tjerë.

“Gjithë konkurrentëve iu uroj fitore. Ne jemi të gjithë njëlloj dhe jemi për fitore, jemi për fitore me vetveten. Nuk është një fitore se do arrij i pari apo i dyti, edhe i fundit të arrij për mua është një fitore se arrita të jem, unë jam!

Për të tretin vit radhazi, kryeqyteti do të mirëpresë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë në 7 tetor në Gjysmë-Maratonën e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një takim me vullnetarët dhe organizatorët e Maratonës për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi. Ai e cilësoi Maratonën e Tiranës si një mundësi fantastike për qytetin, duke prodhuar edhe një kartolinë të bukur në mbarë botën. Itinerarët e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Ajo që është e veçantë këtë vit është që shumë garues do të vrapojnë, duke mbështetur një kauzë të caktuar. Shuma simbolike e mbledhur nga pjesëmarrësit në Maratonë do të jetë për të ndihmuar në blerjen e një karroce profesioniste garash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBRETËRESHA E KËRCIMIT"/ Theresa May përveç politikës tregon edhe talentin e dytë, atë të kërcimit (VIDEO)
Previous article "PANTERA E ZEZË"/ Kjo video e publikuar nga Tayna do t'ju lërë me "gojë të hapur"

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione Aktualitet

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT