• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME FERMERËT E POGRADECIT/ Basha: “Ramavirusi” ka harxhuar 700 mln euro për fasada, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit
Home
Politikë

ME FERMERËT E POGRADECIT/ Basha: “Ramavirusi” ka harxhuar 700 mln euro për fasada, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

5 July, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha shprehte se “Ramavirusi” ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, ndërsa sipas kryedemokratit, fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Teksa poston disa foto nga takimi me fermerët në Progradec Basha shprehet se bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.

“Bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.

Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit.

Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera.

RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës.

Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia.

Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera.

Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.”– shkruan Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT ME DEKLARATËN E SAJ KEJVINA KTHJELLA/ Modelja: Më kanë ofruar para për seks, por…
Previous article "NUK E NDËRROJ ME ASGJË KËTË BARAKE..."/ Me Nexhat Mujën, 73-vjeçarin që prej 60 vitesh nuk i ndahet pasionit për zanatin e këpucarit

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT