• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË FAL SHOKU ERION…”/ Rama hyn brenda shkollës gati të shembur, Braçe: Hajde, hajde, është e ndaluar
Home
Politikë

“MË FAL SHOKU ERION…”/ Rama hyn brenda shkollës gati të shembur, Braçe: Hajde, hajde, është e ndaluar

30 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama së bashku me zv.Kryeministrin, Erion Braçe në kuadër të takimeve me banorët në zonat më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së martës, kanë shkuar edhe në fshatin e Bubqit.

Në këtë fshat pasojat e tërmetit janë të dukshme fare qartë, pasi 234 shtëpi janë shkatërruar nga lëkundjet. Fatkeqësisht 1137 banorëve pas tërmetit kanë mbetur pa strehë, disa nga frika e disa për shkak se banesa e tyre është bërë e pabanueshme.

Ndërkohë që edhe shkolla e këtij fshati ka dalë jashtë funksionit këtë e ka konfirmuar edhe Erion Braçe i cili thotë se pas inspektimit të punonjësve të ministrisë kjo shkollë u shpall jashtë kushteve për mësimdhënie për shkak se ka dëme të mëdha në strukturë.

Në bisedë e sipër teksa vëzhgonte shkollën në fjalë, kryeministri Rama në një moment është futur brenda shkollës edhe pse kjo është e palejueshme.

Në këtë moment një zë gruaje njofton se është e palejueshme që të hyhet brenda për shkak të riskut që sjellë kjo shkollë e dëmtuar.

Ramës i drejtohet edhe Braçe i cili e thërret të dalë jashtë. Kryeministri pasi e dëgjon i kthehet me batutë duke i kërkuar ndjesë.

Dëgjohet një zë: O Erjon nuk lejohet të hyjë…

Braçe: Kryeministër, Kryeministër, është e ndaluar me u fut brenda, hajde, hajde, është e ndaluar.

Rama: Ndjesë, më fal shoku Erion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Ekip ekspertësh nga Los Angeles në Shqipëri
Previous article ILIR YZEIRI/ Sa shumë borxh i paskemi këtij vendi!

k.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT