• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARA PËR SPAK/ Njihuni me PROFILET e dy kandidatëve të parë. Prokurori që po heton ADRIATIK LLALLËN…
Home
Aktualitet
Drejtësi

GARA PËR SPAK/ Njihuni me PROFILET e dy kandidatëve të parë. Prokurori që po heton ADRIATIK LLALLËN…

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dhjetë ditë pas çeljes së garës për SPAK, erdhi kandidatura e parë nga Klodian Braho. Një ditë më vonë, sot, prokurori Muçi shpalli gjithashtu kandidaturën.

Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses si ata që ende si janë nështruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.

Klodian Braho

Kandidati i parë është prokurori pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që heton dosjen e Adriatik Llallës, Klodian Braho.

Braho gjithashtu njihet si prokurori që çoi në gjyq ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.

Po kush është Klodian Braho?

Prokurori i njërë prej çështjeve më të bujshme që po hetohet aktualisht, ka qenë më parë fillimisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës.

Me dekretin nr. 9431 të 18 shkurtit 2016, Klodian Braho është dekretuar nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, Bujar Nishani si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Që nga ajo kohë e deri më sot z. Braho ka vijuar të ushtrojë detyrën e prokurorit në këtë institucion.

Si u përzgjodh Klodian Braho nga Adriatik Llalla

Në listën e te dekretuarve nga Nishani, përveç Klodian Brahos ishte edhe prokurori i rrethit Lushnje, Arenc Çela, dhe dy prokuroret Pranvera Hoxha dhe Sonila Muhametaj.

Të katër prokurorët në listë ishin propozuar për emërim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me propozim të Këshillit të Prokurorisë i cili i kaloi Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më pas ishte Llalla ai që kishte të drejtën ti dërgonte ose jo për dekretim në Presidencë propozimet e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Besnik Muçi

Besnik Muçi ka dorëzuar sot kandidaturen e tij për SPAK. Ai është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Karriera e tij fillon në prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosje si mbikalimin e “Zogut të zi”.

Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fillojë punë pranë Policisë së Shtetit.

Pas largimit të Sollaku, Muçi rikthehet sërisht prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se Muçi ka kandiduar edhe për kryeprokuror të përgjithshëm, post të cilin sot e mban Arta Marku.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Ilir Meta, si çështja Nr. 1 e Gjykatës së re Kushtetuese!
Previous article BAYERNI KALON NË EPËRSI/ Ka shënuar goli e parë Goretzka (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT