• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME DROGË DREJT GREQISË/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 87 pako me kanabis
Home
Aktualitet
Kronikë

ME DROGË DREJT GREQISË/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 87 pako me kanabis

9 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Sateliti”, sekuestrohen 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Kishin përshtatur automjetin, për të fshehur lëndën narkotike kanabis, me qëllim trafikimin e saj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Arrestohet në flagrancë edhe bashkëpunëtori i tyre, i cili kontrollonte rrugën, me një automjet tjetër, për prezencën e shërbimeve të Policisë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sateliti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Ç., 37 vjeçe dhe S. Rr., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër;

F. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë – Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. Rr. dhe pasagjere shtetasen M. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBI 12 MIJË SHQIPTARË KANË SHKUAR NË BRITANI ME GOMONE"/ BBC: Franca rrit patrullimin për parandalimin e emigrantëve në La Manche
Previous article "NUK NDAHET DOT NGA E SHKUARA, KA PRODHUAR VEÇ DRAMA"/ Basha flet për Berishën në SHBA?

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT