Një 23 vjeçar është arrestuar në kryeqytet. I riu u ndalua pasi iu gjetën dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për narkotikët
Më datë 14.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.R., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.