• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË DISKRIMINUAN”/ E nxorën nga diskoteka në Austri se ishte i huaj, shqiptari kërkon 3 mijë € dëmshpërblim
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË DISKRIMINUAN”/ E nxorën nga diskoteka në Austri se ishte i huaj, shqiptari kërkon 3 mijë € dëmshpërblim

16 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar i Kosovës u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri pasi sipas tij, menaxherët e kishin identifikuar si të huaj dhe i kishin kërkuar që të largohej.
Mediat austriake “Kurier” dhe “Krone” i kanë bërë jehonë këtij incidenti. Të martën e kaluar, rreth orës 22:00, Gazmend Bardhoku së bashku me disa shokë austriakë vendosen të shkojnë për t’u argëtuar në një diskotekë në Amstetten. Bardhoku ka treguar se pasi ka hyrë në diskotekë ka shkuar në tualet. Pasi është kthyer tek shokët e tij ata i kanë treguar se sigurimi ka kërkuar qe Bardhoku të largohet nga ambientet.
“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj”, ka thënë Gazmendi për gazetën austriake “Kurier”.

“Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty.

Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, tha Gazmendi.

I bindur se kjo i është bërë për shkak të diskriminimit racor, Gazmendi nuk dëshiron ta lërë më kaq, ndaj ka angazhuar avokatin Hubert Niedermayr i cili kërkon 3 mijë euro dëmshpërblim.

“Ne kërkojmë 3,000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit. Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21“- tha avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLET PËR ELJO HATON/ U gjet e mbushur me armë zjarri e municione, sekuestrohet makina e kushëririt të Ervis Martinajt
Previous article TENTOI TË VRISTE NËNË E BIR DUKE I PËRPLASUR ME AUTOMJET/ Pranga 38-vjeçarit në Vaun e Dejës

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT