Kuota prej 300 personash për të kaluara në ditë në pikën kufitare të Kapshticës ende nuk është plotësuar, por radhët e emigrantëve në pritje për të kaluar drejt Greqisë janë të gjata. Nuk dihen ende nëse do të kalojnë të gjithë dhe nëse situata do të rëndohet më vonë.
Kalimi në kufi ka nisur nga pala greke në orën 06:00, ndërsa të parët që kanë hyrë kanë qenë ata emigrantët që kanë mbetur të bllokuar nga një ditë më parë. Ata kanë kaluar natën në radhë dhe kalimi i tyre është bërë i mundur vetëm mëngjesin e sotëm pas orës 06:00.
Gjithashtu ka një numër të lartë emigrantësh që janë shtuar ën radhë ditën e sotme me shpresën se mund të kalojën ende pa u plotësuar kuota ditore.


