• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË DHA ARMËN”/ Rrëfehet vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi hapi xhamin dhe thoshte gjuaj, gjuaj
Home
Rajon

“MË DHA ARMËN”/ Rrëfehet vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi hapi xhamin dhe thoshte gjuaj, gjuaj

30 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Rajon

Dy vjet janë bërë të shtunën nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, një ngjarje që shkaktoi reagim të madh në opinionin publik. Ajo u ekzekutua më 29 nëntor 2023, ndërsa udhëtonte me makinën ku ndodheshin bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe dy djemtë e tyre. Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes.

Për këtë krim aktualisht po gjykohen Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Dëshmia e Granit Plavës, e përfshirë në dosjen hetimore, hedh dritë mbi rolin e Murselit në përgatitjen e armës dhe zhvillimet para ekzekutimit.

Plava deklaron se takimet e tij me Naim Murselin kishin nisur dy ditë para vrasjes, ndërsa mëngjesin e 29 nëntorit ata ishin nisur bashkë drejt Prishtinës, me automjete të ndara. Sipas dëshmisë, Murseli ia kishte dorëzuar vetë armën dhe municionin, duke e udhëzuar hap pas hapi për planin e ndjekjes së çiftit.

Ai rrëfen se ishte udhëzuar të ndiqte makinën ku gjendeshin Naimi, Liridona dhe fëmijët e tyre, sipas planit të paracaktuar. Plava thotë se i ishin dhënë një armë me 5 fishekë në shanzher dhe 15 të tjerë rezervë.

Në dëshminë e tij, të publikuar nga mediat në Kosovë, Plava tregon:

“Dy ditë më herët, përmes Kushtrimit, jam takuar me Naimin; kemi dalë natën dhe kemi pirë. Ditën kritike jam zgjuar në mëngjes, dhe rreth orës 9:30–10:00 Naimi erdhi më mori dhe u nisëm për në Prishtinë. Ai shkonte përpara, unë pas. Tek një pompë karburanti ma la armën, 5 fishekë në shanzher dhe 15 të tjerë. Pastaj u nisëm së bashku drejt Prishtinës. Më dha një kafe dhe më erdhi energjia.”

Plava tregon se e kishte ndjekur makinën e çiftit deri te banesa e tyre dhe kishte parë vendin ku do të kryhej vrasja. Ai përshkruan lëvizjet e tij për të shmangur policinë, pasi kishte konsumuar marihuanë, dhe takimin e radhës me Naimin në Graçanicë, ku priste udhëzimet e tij.

Më tej ai rrëfen momentin e vrasjes:

“Kur dolën nga kafja në Graçanicë, isha pas tyre. Shkuam te vendi afër shtëpisë së Naimit. Kur ai u ndal, dola përpara. Ata hapën pak xhamin dhe unë shtie në drejtim të saj. Naimi thoshte ‘gjuj, gjuj’. Pastaj ika me makinë dhe shkova në shtëpi. Rreth një orë më vonë u ktheva dhe rashë të flija. Të nesërmen mora vesh se ajo kishte vdekur. Dy ditë më pas erdhi policia dhe më arrestoi.”

Dëshmia e tij po shqyrtohet nga trupi gjykues së bashku me provat e tjera të çështjes, ndërsa procesi vijon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E ARDHMJA E NJERËZIMIT NË RREZIK"/ Papa Leoni XIV mesazh paqeje nga Libani: T’i jepet fund konflikteve në botë
Previous article ZYRTARE/ Sulmuesi rinovon kontratën me Elbasanin

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT