Tentuan të vjedhin një argjendari dhe një dyqan me artikuj të ndryshëm, policia arreston në flagrancë 2 shtetas.
Ata janë: Aurel Hekurani, 36 vjeç dhe Rifan Rrushi, 34 vjeç, te dy banues në Kavajë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.02.2018, rreth orës 23:00 , në lagjen nr 3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale parashikuar në Nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.


