• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME ÇANTË TË ERRËT/ Momenti kur shqiptari kapërcen gardhin e shtëpisë dhe vret 26-vjeçaren shtatzënë në Itali
Home
Breaking News

ME ÇANTË TË ERRËT/ Momenti kur shqiptari kapërcen gardhin e shtëpisë dhe vret 26-vjeçaren shtatzënë në Itali

22 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediet italiane kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë kur Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë shqiptare kalon gardhin dhe endet rreth shtëpisë së Vanessa Ballan para se ta vriste.

Fandaj shihet teksa endet rreth shtëpisë së viktimës mëngjesin e 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht (e njëjta që u kap më vonë nga ushtria, me mjete pune) dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.

Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi me shkrimin “7color” që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje franceze dhe hyn në shtëpi (mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga hetuesit.

Dhe në fund thika me dorezën e drurit dhe tehun 20 centimetra, e gjetur në lavamanin e kuzhinës pjesërisht e larë dhe gjithashtu e sekuestruar është identike me një tjetër të gjetur në çantën e mjeteve të Fandajt dhe nga e njëjta seri si ato të gjetura më vonë në shtëpinë e tij.

Bujar Fandaj vrau në pragun e shtëpisë të renë italiane, Vanessa Ballan e cila ishte tre muajshe shtatzënë. Ai e goditi 7 herë me thikë në bark dhe 26-vjeçarja humbi jetën pavarësisht ndërhyrjes mjeksore.

41-vjeçari nga Kosova donte që 26-vjeçarja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia. Megjithatë, Vanessa kishte vendosur ndryshe dhe kjo është arsyeja që në verën e vitit 2023, pas gati dy vitesh lidhje jashtëmartesore, vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Trupin e pajetë të viktimës e gjeti bashkëshorti i saj italian, Nicola Scapinello, me të cilin ajo jetonte prej 11 vitesh. Çifti kishin një fëmijë 4 vjeç dhe ishte në pritje të të dytit. Bujar Fandaj u arratis pas krimit për tu arrestuar disa orë më vonë në afërsi të shtëpisë së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I BUKUR/ Shqipëria fiton Miss Earth 2023, Drita Ziri më e votuara
Previous article E PËSON KEQ/ Zbulohet “shtëpia e barit” në Gjermani, përfundon në pranga shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT