• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË BËN TË NDIHEM…”/ Rama: PS, forcë e madhe që influencon zhvillimin e vendit
Home
Politikë

“MË BËN TË NDIHEM…”/ Rama: PS, forcë e madhe që influencon zhvillimin e vendit

23 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

“Partia Socialiste është një forcë e madhe që influencon zhvillimin e vendit, sepse ka fuqinë e njerëzve që janë bërë bashkë”.

Kështu deklaroi sot në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës për anëtarësimet e reja në radhët e PS-së.

“Është vërtet surprizë e bukur të shikosh gjithë këta njerëz që shprehin dëshirën për të qenë pjesë e familjes tonë politike, ndërkohë që kudo rreth e rrotull, dëgjohet e kundërta e kësaj që ne kërkojmë të bëjmë, e përfshirjes së njerëzve në politikë, duke përsëritur që ç’më duhet politika”, – nënvizoi Rama.

Në fakt, vijoi ai, është një naivitet, sepse politika merret me ty, merresh s’merresh ti me politikën, kontekstin në të cilin ti jeton, është një kontekst ku politika ka rolin kryesor në aspektet pozitive, por edhe në aspektet negative që lidhen me çfarë kemi trashëguar, çfarë mund të bëjmë dhe në çfarë rruge mund të kalojmë.

“Politika ka lindur që njerëzit së bashku të bëjnë gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot. Politika ka bërë shumë dëme, por ka bërë edhe shumë mrekullira, pa politikën ne nuk do të ishim sot këta që jemi, si njerëz, si shoqëri, nuk flas për Shqipërinë, por për botën”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “pa politikën s’do të kishte lindur SHBA, BE, demokracia, e drejta e grave për të votuar, e shumë, e shumë gjëra që i ka bërë politika, i kanë bërë njerëzit që janë bashkuar, kanë transformuar jetën e tyre dhe të njerëzve që do vijnë.
Sidoqoftë, siç ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë, ka sisteme më të mira e më të këqija, e kështu me radhë”.

Ai tha se “pjesa më e madhe e jona e bën politikën për pasion, jo për punë, sepse mua personalisht mua kjo më bën të ndihem i dobishëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAMURTARI SI ISLANDA/ Lojtarët dhe tifozët dhurojnë SPEKTAKËL pas ndeshjes (VIDEO)
Previous article ADRIAN CIVICI/ Produktiviteti si çelësi i zhvillimit dhe pasurimit

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT