• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME BASHËN KAM PATUR…”/ Gazmend Oketa flet për RIKTHIMIN në PD
Home
Politikë

“ME BASHËN KAM PATUR…”/ Gazmend Oketa flet për RIKTHIMIN në PD

15 December, 2018 F.autor Politikë

Një nga emrat më  me peshë në Partinë Demokratike, Gazmed Oketa, edhe pse deklaroi se do të largohet përfundimisht nga politika ka ndërruar mëndje rrugës dhe për këtë ai tregon se cila ishin shtysat që e rikthyen sërish atë në Partinë Demokratike.

Në një bisedë telefonike  për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, Oketa deklaroi se rikthimi i tij në politikë dhe në PD lidhet me zhvillimet e fundit politike, por më kryesorja tha ai ishte protesta e studentëve, e cila shtoi ai ka shtuar shpresat e shoqërisë shqiptare.

Ai komentoi gjithashtu edhe disa zëra, të cilët flasin se Gamend Oketa do të jetë kandidati për të sfiduar kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon në zgjedhjet lokale, por Oketa tha se nuk është e vërtetë një gjë e tillë.

“Motivet që më bënë të rishikojë do të përpiqem t’i përmbledh  shkurt. Së pari  ishin zhvillimet politike në vend. Lëvizja e studentëve dhe protesta më ktheu besimin se mund të ndryshojë situata, protesta e banorëve të Astirit si dhe ajo e Teatrit Kombëtar.

Unë besoj se mjafton të përmendim rastin e fundit të Unazës së Re, që nga buxheti do të avullonin 30 milionë euro. Miqtë e mi më të mirë janë tek e djathta. Këtë dite takimet me ta u shtuan”, tha Oketa.

Më kë komunikuat që u joshët për t’u kthyer tek Partia Demokratike ?

Nuk është se është ndonjë emër i përveçëm. Në rast se nuk do të kisha një kostum politikani, do të më shihnit krah studentëve. Gjykova se për të dhënë kontributin tim është ai  kontributi politik. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që nuk duan të largohen, duke mos dashur që të ikin fëmijët e mia. Lëvizja e studentëve ka rikthyer shpresën dhe besimin.

A është ndër miqtë  më të mirë zoti Basha?

Me Bashën kam patur raporte miqësore.  Kemi patur një komunikim normal dhe tejet qytetar.

Ka zëra që flasin se ju do të jeni kandidati për krye bashkiakun e Durrësit?

Nuk është hera e parë që qarkullon një lajm i tillë, derisa të dallojmë dëshirën e disa individëve është apo nuk është e vërtetë. Rikthimi im nuk ka lidhje aspak me këtë çështje. Unë jam rikthyer me shpresën dhe besimin, pasi e kam parë politikën si një lojë skuadre. Nuk ka lidhje me aferë apo Pazar personal. Unë jam kthyer me dëshirën për të kontribuar dhe për të bërë mirë. Në një moment që vendi ka nevojë, opozita ka nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASUESE/ Dominojnë Serinë A prej 7 vitesh, “kriza” e JUVES mund të fillojë nga SOT
Previous article Ajo që s'bëhet me lëng...bëhet me më shumë lëng! E kemi fjalën për... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT