• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME BARKUN BOSH NË MJERIM/ Familja 11-anëtarëshe jeton në varfëri ekstreme
Home
Sociale

ME BARKUN BOSH NË MJERIM/ Familja 11-anëtarëshe jeton në varfëri ekstreme

17 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Të flesh me barkun bosh. Kjo është historia e familjes së Riza Mustës në fshatin Lubonjë të bashkisë Selenicë.

Report Tv ka ndjekur nga afër historinë e Rizait, babit të 10 fëmijëve i cili jeton në kushte të mjerueshme. Gruaja nuk ka as 1 muaj që i ka vdekur, ndërsa Rizai është i detyruar të jetoj  me fëmijët në një shtëpizë të vogel. Ata flenë disa në shesh dhe disa në dy krevate të vjetër dhe rrenuar.

Me lot në sy i zoti i shtëpisë na tregon atë çka kishte gatuar sot, supe me mish pule, të sjellë nga mësuesit e një shkolle aty pranë. Rizai tregon se kjo është ditë me fat pasi do të hanë diçka, pasi në ditët më të shumta ata kanë fjetur me barkun bosh, në shesh dhe errësirë totale, pasi prej 1 muaji i kanë prerë edhe dritat.

“Sot më sollën mësueset. Kishim një pulë që e patën sjellë dhe sot sollën dy pako me oriz”, thotë Rizai.

Një prej mësueseve jashtë kameras shprehet se në momentin që i trokitën në shtepi, fëmijët i gjetëm shtrirë në shesh. Burim të vetëm të ardhurash kjo familje ka mbledhjen e kanaçeve. Fëmijët dalin që herët në mëngjes për të mbledhur hekurishte, ndërsa ndihma që ata marrin nga Bashkia është 2500 lekë.

“Jetoj në kushte shumë të vështira. Asnjë sistem nuk më ka ndihmuar. Më kanë prerë dritat se kam për të paguar 11 mln lekë, 6 milionë kështu dhe 5 mln lekë oferta. Flejmë në çimento. Fëmijët shkojnë në shkollë, por këto ditë nuk kanë shkuar se skanë kushtët për të mësuar, për të bërë detyrat. Gjithçka këtu është jashtë normave njerëzore”, vijon Rizai.

Vajza e shtëpisë Luljeta vetëm 14 vjeçe tregon me pak fjalë se jetesa qe ajo bën është mjaftë e veshtirë, pasi në vend që të ishte në gjimnaz rri në shtëpi për t’u kujesur për familjen e saj.

“Unë jam e zonja e shtëpisë që bëj të gjitha punët. Është shumë e vështirë. Na iku nëna. Rrimë pa bukë”, rrëfen Luljeta.

Dy djemte e vegjel të Rizait me lot në sy tregojnë se nuk shkojnë në shkollë pasi mbledhim kanaçe për të jetuar. Nga të pangrënet disa herë në shkollë fëmijëve u ka rënë të fikët.

“Nuk kam shkuar në shkollë se s’kemi për të ngrënë. Mbledh kanaçe”, thotë djali i vogël me lot në sy.

Fshati Lubonjë ndodhet vetem 30 km larg qytetit të vlores dhe i përket Bashkisë së Selenicës, një fshat që dita ditës po braktiset. Pamjet tregojnë qartë se palltet janë të amortizuara, të braktisura.

“Fshati është katandisur për ibret të zotit, nga ana ekonomike, nga ana e kushteve për ujë, për drita… Një shie bie dhe drita nuk ka”, thotë një banore e fshatit Lubonjë në Selenicë.

“Fshati siç e sihkoni edhe vetë, shtëpitë janë rrënuar. Edhe këta që banojnë aty prit kur t’i zërë poshtë pallati sepse po hapet nga lart. Nuk ve dorë as bashkia dhe askush”, thotë një tjetër banor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 300 KG KANABIS SATIVE/ Kapen TRE durrsakët. Kishin...
Previous article KANË TURP TI THONË/ Këto janë dy gjërat që duan femrat gjatë SEKSIT

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT