• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME ARMË NË MAKINË/ Arrestohet 19-vjecari në Durrës, shoferi ‘i shpëton’ policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

ME ARMË NË MAKINË/ Arrestohet 19-vjecari në Durrës, shoferi ‘i shpëton’ policisë

25 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 19-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi lëvizte me armë me vete, ndërsa në kërkim është shpallur shoku i tij.
Burime zyrtare të policisë thanë se në kuadër të operacionit “Late Hours” ( orët e vona) u vu në pranga 19-vjecari O.V  ndërsa kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë operacionet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Late hours”, falë inteligjencës policore.

Operacioni, nga strukturat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.Qarkullonin me automjet, me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 19-vjeçar, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.

Drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas sigurimit të informacionit në rrugë operative se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullon me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, kanë organizuar operaconin policor të koduar “Late hours”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetitn e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHOQËRUA NË POLICI/ Shoferi i kazinosë ku punonte keniania: Nuk kam pasur lidhje apo konflikt me të
Previous article "SHKOI ME TË NË DURRËS"/ Ja çfarë deklaronte nëna e 22-vjeçares nga Kenia për marrëdhënien e saj shoferin e kazinosë në Tiranë: I kërkoi të lidheshin...

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT