• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 35 KG DROGË NË MAKINË E PISTOLETË/ Si u zbulua doganieri i “Tre Urave” në Qafë Botë, policia jep detaje
Home
Aktualitet
Kronikë

ME 35 KG DROGË NË MAKINË E PISTOLETË/ Si u zbulua doganieri i “Tre Urave” në Qafë Botë, policia jep detaje

21 February, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Sarandës ka dhënë informacion më të detajuar për arrestimin e një doganieri për trafik droge në Qafë Thanë të Sarandës.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar gjithsej 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri. Për rrjedhojë, policia ka vënë në pranga një doganier  të pikës doganore “Tre Urat”, Përmet që transportonte lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Qafë Botë – Sarandë

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për  trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit. Sekuestrohen 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri.

Policia vë në pranga një doganier  të pikës doganore “Tre Urat ” Përmet që transportonte lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në  planin e  masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut,  kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe  qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit  një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.

Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë  arrestimin  në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LE TË Q**HEN TË BËJNË Ç'TË DUAN"/ Shqiptari shpërthen kur e pyesin për martesat gay
Previous article NË VENDIN E PARË/ Përmbysje e çmendur, Tirana kalon Kukësin me dramë (GOLAT)

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT