• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MË 19 JANAR RIKTHEHET PARLAMENTI/ PD mbylli vitin me bojkot, PS me paralajmërime! 2 reforma në vështirësi
Home
Politikë

MË 19 JANAR RIKTHEHET PARLAMENTI/ PD mbylli vitin me bojkot, PS me paralajmërime! 2 reforma në vështirësi

15 January, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Anëtarët e Kuvendi do të mbyllin pushimet e fundvitit për të rinisur jetën parlamentare të hënën.

Megjithatë, një muaj i plotë pushim nuk e ka relaksuar klimën politike, e cila vijon të jetë e tensionuar për shkak të dosjeve të SPAK që rëndojnë mbi mazhorancën.

Opozita nuk është gati të qetësojë tonet, të paktën jo pa një zgjidhje politike për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar.

Në këtë sfond, dy reforma të rëndësishme, zgjedhorja dhe territorialja janë pezull. Demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen. Socialistët nuk i zhvillojnë dot votat të vetme, sepse këto dy tryeza i kanë karriget e barabarta si për PS, ashtu edhe për PD. Bashkëkryetarët gjithashtu janë një element që pengojnë të mblidhet njëra palë, teksa mungon tjetra.

Socialistët në dhjetor u shfaqën të qartë, kur paralajmëruan se do ta presin reflektimin e palës tjetër deri në nisje të këtij sesioni, përndryshe zhbëjnë formulën e konsensusit dhe marrin shumicën e vendeve në tryezë.

“Ne presim reflektim nga ana e tyre, por besoj se emocionet do tu kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë dhe në janar me sesionin e ri, ti rikthehen punës. Në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, ata e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision, ne prishim dakordësinë për të ndryshuar shumicën në dy komisionet. Ne do respektojmë vullnetin e shqiptarëve që kanë caktuar kush është shumica, pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës”, shprehej kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, më 15 dhjetor 2025.

Ngelet për tu parë nëse PS do të kalojë në zbatim konkret të këtij plani, kur Bashkimi Evropian ka kërkuar gjithëpërfshirje dhe jo reforma të njëanshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELI LA TË LIRË TRE TË DYSHUARIT SI VRASËS TË MARTINIT/ Deklarata e fortë e babait të viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje
Previous article CILI DO JETË FATI I MADUROS PAS VENEZUELËS? Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë lideren e opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT