• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 174KM/H DHE…/ Policia Rrugore kontrolle të rrepta, 11 shoferë në pranga në 24 orët e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

ME 174KM/H DHE…/ Policia Rrugore kontrolle të rrepta, 11 shoferë në pranga në 24 orët e fundit

8 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi vrastare të jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga kontrollet permanente të Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Rritja e besimit të qytetarëve te Policia ka çuar në pranga një 52-vjeçar që drejtonte një furgon mallrash, në rrugët e Tiranës, në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l, përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Tiranës e ka bllokuar mjetin në rrugën “Bardhyl” dhe ka prangosur drejtuesin e tij, për të cilin është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit për 24 muaj, i janë zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit, si dhe është ndëshkuar me masë 95.000 lekë të rinj.

Po falë denoncimeve nga qytetarët, për parkime të gabuara mbi vijat e bardha, mbi trotuar, në vendparkimet e invalidëve apo në hyrje të pallatave, janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh në të gjithë vendin, shumica e tyre nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve, duke përdorur radarët në gjithë akset rrugore dhe qendrat e banuara, janë konstatuar shpejtësi dyfish mbi atë të lejuar në qendrat urbane, deri në 174 km/h në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku drejtuesi i mjetit A. K. u ndëshkua me pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2481 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERSONAT E PA VAKSINUAR JANË TË RREZIKUAR! Çfarë është varianti Delta dhe 5 gjërat që duhet të dini
Previous article BASHKEPUNIMI/ Banka e Shqipërisë firmos marrëveshjen për mbrojtjen nga falsifikimi të Euro

F.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT