• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME 174 KM/H DHE GARA ME…”/  Policia në aksion: 31 shoferë në pranga, 186 patenta të pezulluara dhe 4624 gjoba (VIDEO)
Home
Breaking News

“ME 174 KM/H DHE GARA ME…”/ Policia në aksion: 31 shoferë në pranga, 186 patenta të pezulluara dhe 4624 gjoba (VIDEO)

28 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit njofton se gjatë 48 orëve të fundit që u zhvillua operacioni “Tispol”, në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h. Jane pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera që parashikohen nga Kodi Rrugor, me masë ndëshkimi pezullim patente.

Janë vendosur 646 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilët janë evidentuar nga shërbimet e kombinuara me punonjës policie civilë. 321 masa u vendosën për mospërdorim të rripit të sigurimit, 578 për parakalime të gabuara, 87 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, 11 për gara shpejtësie, ndërsa pjesa tjetër prej 2 981 masash administrative janë vendosur për parkime të gabuara e shkelje të tjera. Policia Rrugore deklaron se do të vijojë kontrollet e shtuara në të gjitha ditët e javës, për mjetet e transportit publik (kryesisht për nxënësit) dhe linjave urbane e interurbane.

Drejtoria e Policisë RrugoreGjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, 31 drejtues mjetesh në pranga, 16 vetëm në Tiranë, 186 patenta të pezulluara dhe 4 624 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.Me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, disiplinimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i ngjarjeve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet në ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, Policia Rrugore në zbatim të planit operacion "Tispol", zhvilloi kontrolle të organizuara në të gjithë vendin, duke përdorur mjetet speciale për kontroll, si dragera e radarë.Kontrollet të përqëndruara në të gjitha rrugët me risk, për kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo të papajisur me leje drejtimi, si dhe për mjetet që ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo bëjnë gara shpejtësie. Kontroll me shërbime të kombinuara është ushtruar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve, e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe atyre që kryejnë parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.Gjatë 48 orëve që u zhvillua operacioni "Tispol", në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.Gjithashtu nga kontrollet parandaluese, u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h.Jane pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera që parashikohen nga Kodi Rrugor, me masë ndëshkimi pezullim patente.Janë vendosur 646 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga shërbimet e kombinuara me punonjës policie civilë.321 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 578 për parakalime të gabuara, 87 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, 11 për gara shpejtësie, ndërsa pjesa tjetër prej 2 981 masash administrative janë vendosur për parkime të gabuara e shkelje të tjera. Policia Rrugore, nisur nga konstatimet e bëra gjatë operacionit, nga dinamika e aksidenteve rrugore, si dhe nga shqetësimet e adresuara nga ana e qytetarëve do vijojë kontrollet e shtuara në të gjitha ditët e javës, për mjetet e transportit publik (kryesisht për nxënësit) dhe linjave urbane e interurbane.Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe të pasagjerëve që qarkullojnë me automjetet që i nënshtrohen kontrollit, pasi qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore është siguria e jetës së qytetarëve.Falënderojmë qytetarët që çdo ditë e më shumë denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e çdo paligjshmëri tjetër dhe fton gjithë qytetarët që të kontribuojnë duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 28. Oktober 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHËMBET MURI I MADH I CONTES"/ Mbrojtja “fut ujë”, Inter duhet të shikoj problemin tek…
Previous article KLAUDIA PEPA FESTON 27-TË VJETORIN/ Albi Nako i bën surprizën e bukur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT