• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 113 MIJË EURO NË MAKINË/ Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

ME 113 MIJË EURO NË MAKINË/ Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe…

19 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Efektivi i Policisë Altin Morina, i cili u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton të jetë i përjashtuar edhe me herët nga radhët e policisë, por kanë qenë gjykatat ato që e rikthyen në detyrë.

Report TV disponon vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë në dhomë këshillimi vetëm një muaj më parë në 2 shkurt 2023, duke rrëzuar rekursin e Policisë dhe duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që e riktheu në detyrë dhe detyroi policinë ta dëmshpërblente Morinën me 8 paga.

Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi Altin Morina ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist taktike në Seksionin e Operacioneve dhe Trajtimit, në Komisariatin e Policisë Tiranë.

Ndaj tij ka filluar procedimi disiplinor pasi ka shkelur nenet 60 dhe 62 të ligjit Për Policinë e Shtetit” si dhe nenin 11, pikat 5, 6 dhe 12 të Rregullores së Disiplinës së Policisë për (ushtrim dhune dhe moszbatim të urdhrit të eprorit). Për këto arsye me datë 06 janar 2015, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë, Artan Didi i ka dhënë masën disiplinore “Përjashtim nga Policia” vendim i lënë në fuqi edhe nga Komisionit të Apelimit, datë 02 shkurt 2015, që e ka konsideruar të motivuar masën disiplinore.

Morina në atë kohë i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë e cila 11 shkurt 2015  ka vendosur “Pranimin pjesërisht të kërkesë së Altin Morinës dhe detyrimin që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë t’i paguajë 8 muaj paga dëmshpërblim për përjashtim të paligjshëm nga policia.

Por ky vendim është ankimuar nga efektivi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila më 01 tetor 2015, ka shfuqizuar edhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm për përjashtimin e Morinës dhe ka lënë në fuqi detyrimin për ti paguar 8 paga. Policia ka bërë rekurs kundër Apelit Administrativ. Por ishte po Policia e Shtetit që në datë 30 dhjetor 2022 ka hequr dorë nga rekursi. Dhe në këto kushte Gjykata e  Lartë në 2 shkurt të këtij viti vendosi rrëzimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.

Më 14 Mars, efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Para trupit gjykues ku iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’, deklaroi se paratë ia mora një biznesmeni 20 minuta para arrestit për problemet e tij personale. Në seancën gjyqësore, Morina tregoi edhe emrin e biznesmenit të ndërtimit duke shtuar se ka dokumentacionin por nuk e dorëzon pasi e ka në dorë prokuroria për t’i vërtetuar. Efektivi i RENEA-s theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë.

Celularët e sekuestruar do të vërtetojnë nëse është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan pasi ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt./ Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOIZY PUBLIKON VIDEON E LUIZIT/ Reperi shpreh hapur mbështetjen për këngëtarin
Previous article MISTERI I TALO ÇELËS/ SPAK kontroll blic në dy banesa në Sinaballaj, dyshime se fshihej...

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT) Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT)

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur Aktualitet

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT