Arrestohet kapiteni i anijes se tragjedise ne Danub. Anija u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.
Për incidentin, po mbahet si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.
Anija që po mbante turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes.
Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë.
Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.
Ngjarja
Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe 21 mbeten të zhdukur, pasi një anije u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Tridhjetetre njerëz, shumica turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur ajo u përplas nga një anije tjetër, derisa po ankorohej, raporton agjencia e lajmeve MTI.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Lumi Danub raportohet të jetë fryrë si pasojë e reshjeve të mëdha, që shkaktuan rryma të forta.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi fllimisht se 19 koreanojugore janë të zhdukur
Ajo tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.





