• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mbyti gruan në Shkodër me bashkëpunëtorin e tij/ Zbardhen regjistrimet e fshehta: Fëmijën e tretë e kishte me…
Home
Aktualitet
Kronikë

Mbyti gruan në Shkodër me bashkëpunëtorin e tij/ Zbardhen regjistrimet e fshehta: Fëmijën e tretë e kishte me…

15 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Është zhvilluar sot në Gjykatën e krimeve të rënda gjyqi, kundër Sadadin Sulës, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Në seancën gjyqësore, prokuroria ka paraqitur disa regjistrime audio, të cilat kanë përmbajtje sherri mes tij dhe Suela Sulës.

Po ashtu në audio dëgjohen dhe akuzat e Sadedinit, për jashtë ligjshmërinë e fëmijës së tretë/ Ndërkohë që Suela i ka kërkuar atij divorcin.

Këto janë prova të zbuluara një viti e gjysmë pas këtij krimi të rëndë.

Sadedin Sula i dëgjoi në heshtje të plotë të gjitha përgjimet që janë shfaqur dëgjuar në gjyq.

Këto biseda janë dorëzuar nga vajza e Suela Sulës disa kohë pas vrasjes, dhe pretendohej se kishte prova që implikohej babai.

VRASJA

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

TESTI I ADN-SË

Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin. I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Njihuni me formacionin e javës në Champions League, dominon Manchester City
Previous article "Ia bëri Pirro të gjitha këngët Elvanës apo ...?"/ Kompozitori përgjigjet: Përveç njërës prej tyre

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT