• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYTI GRUAN DHE PREU DAMARËT/ Burrin e braktisin familjarët. Në sallën e gjyqit ai…
Home
Breaking News

MBYTI GRUAN DHE PREU DAMARËT/ Burrin e braktisin familjarët. Në sallën e gjyqit ai…

9 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje “Burg pa afat” për 57-vjeçarin, që vrau bashkëshorten në Vlorë tri ditë më parë.

Todi Lera, i cili po merrte mjekim në spitalin e Vlorës pasi tentoi vetëvrasjen pas krimit në familje, u shoqërua nga Policia drejt Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Burimet thanë se gjatë zhvillimit të seancës, as brenda dhe as jashtë nuk pati familjarë të autorit të dyshuar. Sipas një vendimi të vitit të kaluar të Gjykatës së Vlorës, rezulton se vrasja e Etleva Lerës ishte një krim i paralajmëruar.

Edhe dy vite më parë, Todi Lera kishte tentuar që ta vriste bashkëshorten. Todi Lera kishte krijuar prej disa vitesh dyshime se bashkëshortja e tij, Etleva Lera, e tradhtonte. Për këtë arsye, ata kishin debate të vazhdueshme në familje.

Madje, nisur nga këto dyshime se mos 44-vjeçarja kishte lidhje jashtëmartesore në qytetin e Vlorës, i kishte kërkuar që të shpërnguleshin familjarisht për të jetuar në Tiranë. Por një gjë e tillë ishte refuzuar nga gruaja.

Kjo gjë ka çuar në acarimin e mëtejshëm të konfliktit në çift, duke bërë që Todi Lera të tentonte të vriste me thikë bashkëshorten në shkurt të vitit 2017. E dëmtuar nga sulmi i tij me mjetin prerës, përveç gruas mbeti dhe vajza e tyre e madhe 23 vjeçe.

NGJARJA

Burime nga Policia e Vlorës thanë se Todi Lera ka kryer aktin e vrasjes së bashkëshortes së tij në kushte të rënduara psikologjike. Ai e ka mbytur Etleva Lerën, por gjithashtu në trupin e saj është konstatuar dhe një shenjë prerjeje me thikë. Pas këtij akti, Todi Lera ka tentuar që të kryejë akt vetëvrasjeje, fillimisht duke u përpjekur që të mbysë veten në banjë, por nuk ia ka arritur.

Më pas ka marrë thikën dhe ka prerë venat në të dyja duart. Gjithashtu, i ka shkaktuar vetes edhe një plagë me thikë në pjesën e këmbës. Ka qenë vajza e vogël, e cila studion në Tiranë, që ka gjetur nënën e saj pa jetë dhe babanë të mbuluar në gjak. Ulërimat e saj kanë bërë që fqinjët të telefonojnë Policinë.

Çifti Lera ka tre fëmijë, vajzën e madhe 23 vjeçe, e cila u plagos nga i ati në 2017, një vajzë tjetër 21 vjeçe që studion në Tiranë dhe djalin e vogël, 18 vjeç. Si vajza e madhe dhe djali jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë.

Në dijeni për debatet në familje, vajza studente kishte udhëtuar ditën e krimit nga Tirana për në qytetin bregdetar, por pa arritur dot të parandalonte vrasjen e së ëmës. Todi Lera ishte i papunë, ndërsa viktima Etleva Lera siguronte të ardhurat e familjes, duke shitur rroba të përdorura në një dyqan pranë banesës në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SJELLJET JO TË DUHURA NË KLUB/ Doglas Costa hyn në krizë me Juventusin, sirena largimi në...
Previous article TRI PËRBALLJET "EL CLASICO" VENDIMTARE/ Malcomit nuk i besohet akoma: Messi më tha se...

F.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT