• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLJE E SPITALEVE COVID-19? Manastirliu: Po vlerësojmë zhvendosjen e pacientëve nga ato rajonale në Tiranë
Home
Politikë

MBYLLJE E SPITALEVE COVID-19? Manastirliu: Po vlerësojmë zhvendosjen e pacientëve nga ato rajonale në Tiranë

22 May, 2021 Delo.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka zbuluar një skenar të radhës që lidhet me rënien e shifrave të COVID-19 në Shqipëri.

Manastirliu thotë se pacientët me COVID-19 që trajtohen në spitalet rajonale mund të trajtohen të gjithë në COVID-1 dhe COVID-2.

Ajo ka rrëzuar mundësinë që dy spitalet në Tiranë të mbyllen, pasi deklaroi se fakti që në javën e fundit në Shqipëri ka rënie shifrash nuk do të thotë se do të çojë menjëherë në mbyllje të spitaleve.

Sa i përket spitaleve rajonale, ajo thotë se do të shërbejnë për të trajtuar pacientët me simptoma post-covid.

”Kur bëhet vlerësim i situatës merren disa indikatorë, njëri është situata në spitale për të parë sa është numri i të shtruarve, është një indikator që vlerëoshet si një ndër të rëndësishmit. Mbi bazën e tij, por dhe incidencës së javëve të fundit merren dhe masat.

Jemi në një situatë me incidencë të ulët të rasteve me baza ditore, por dhe gjatë javëve, por dhe në spitalet universitare, spitalet covid-1 dhe covid-2, por edhe rajonale, kemi 68-70 pacientë që varion në këto ditë.

Numri është i menaxhueshëm i pacientëve, jemi në përqindje të ulët të zënies së shtratit por dhe terapi intensive, numër të ulët pacientësh.

Ka një strategji apo skenar për të gjithë momentet që parashikon epidemia. Në çdo moment, nga fillimi i epidemisë kemi planet e veprimit dhe skenarët bazuar kurbës epidemike. Fakti që kemi ulje të rënies së rasteve, Shqipëria ka dalë nga zona e riskut sa i përket vlerësimeve që janë bërë edhe nga institute ndërkombëtare si ai i Gjermanisë. Shqipëria bashkë me disa vende të tjera, ka dalë nga zona e riskut. Mbi bazën e këtij vlerësimi kemi skenarët, por fakti që jemi në këto javë të marrim vendime për mbylljen e spitaleve. Kemi mbyllur 2, COVID-3 dhe COVID-4 në QSUT. Kemi mobilizuar forcat tek dy të parët. Por do i vlerësojmë në mënyrë shumë të kujdesshme. Aktualisht po vlerësojmë, por jemi ende në vlerësim për të patur një zhvendosje të pacientëve nga spitalet rajonale në COVID-1 dhe COVID-2, për ti mobilizuar të gjitha forcat tek COVID-1 dhe COVID-2.

Jemi përballur me sëmundje të tjera dhe jemi përballur duke mos ndaluar shërbimet për qytetarët. Një prej pavionëve të QSUT është transferuar. Bashkë me stafin e Shefqet Ndroqit, tashmë në një pavion të dedikuar tek COVD-3. Është bërë një rishpërndarje edhe në spitale rajonale. Asnjë qytetar s’ka mbetur pa trajtuar që ka sëmundje pneumonologjike.

Në luftën tonë kundër COVID-19, edhe që duke jemi vaksinuar, sa më shpejt të vaksinohemi do të kemi aq më tepër rënie të infeksionit dhe kjo do të sjellë çlirim të situatës e mbyllje të spitaleve.

Ne jemi duke vlerësuar, kemi shanse të mira sot, por mbetet në dinamikë për të patur një spostim të rasteve në Tiranë. Dhe në spitale rajonale të trajtohen pacientët post-covid. Me sindroma post-covid që janë po kaq të nevojshme për t’u trajtuar dhe në Tiranë po trajtohen.”- tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË SHQIPËRI/ A do të hiqet ora policore? Ja çfarë thotë Ogerta Manastirliu
Previous article "KEMI DOBËSI PËR..."/ Turjan Hysko publikon FOTON e veçantë të Orindës gjatë pritjes së ëmbël

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT