• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLJA E LOJËRAVE TË FATIT/ Konferenca Ipeshkvore të Shqipërisë: Gangrenë e vërtetë
Home
Sociale

MBYLLJA E LOJËRAVE TË FATIT/ Konferenca Ipeshkvore të Shqipërisë: Gangrenë e vërtetë

10 October, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha pikat e basteve.

Në një deklaratë Ipeshvët shprehen se ata ofrojnë mbështetjen e tyre që ky problem të marrë një zgjidhej afatgjatë dhe shpresojnë që të mos jetë një retorikë politike.

“Por gjithashtu ne jemi të vetëdijshëm se e vetme kjo nismë është e pamjaftueshme nëse nuk bëhen përpjekje për përballjen me dukurinë e ludopatisë, nëpërmjet hapjes së qendrave dhe klinikave të specializuara ku trajtohen personat e përfshirë në këtë lloj vartësie e cila tashmë klasifikohet si një sëmundje nga OBSH”, shkruhet më tej në deklaratë.

 

Prononcim i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë per lojrat e fatit

Lojrat e fatit dhe bastet në Shqipëri janë kthyer në një gangrenë të vërtetë për shumë familje shqiptare. Kjo vështirëson edhe më shumë situatën tashmë të rënduar të një numri të madh familjesh të varfra. Janë të shumtë ata që kanë humbur gjithçka dhe kanë çuar familjet e tyre drejt një falimentimi ekonomik dhe moral. Prandaj deklarata e qeverisë për nxjerrjen jashtë ligjit të basteve dhe kazinove elektronike, është sigurisht e mirëpritur nga Kisha Katolike në Shqipëri. Në të kaluarën ne kemi organizuar, edhe në bashkëpunim me fetë e tjera, takime rreth këtij fenomeni shqetësues. Kujtojmë simpoziumin e organizuar në Shkodër vitin e kaluar me praninë e krerëve fetarë të atij qyteti dhe të autoriteteve civile, sikurse e ka përmendur edhe sot në deklaratën e tij Arqipeshkëvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra.

“Lojrat e fatit bëhen moralisht të papranueshme, kur e lënë personin pa atë që është e nevojshme për të përballuar nevojat vetjake dhe të tjetrit. Pasioni për lojën rrezikon të bëhet një skllavëri e rëndë”  shprehet katekizmi i Kishës Katolike në nr 2413.

Por gjithashtu ne jemi të vetëdijshëm se e vetme kjo nismë është e pamjaftueshme nëse nuk bëhen përpjekje për përballjen me dukurinë e ludopatisë, nëpërmjet hapjes së qëndrave dhe klinikave të specializuara ku trajtohen personat e përfshirë në këtë lloj vartësie e cila tashmë klasifikohet si një sëmundje nga OBSH. Gjithashtu bëhet urgjent dhe i nevojshëm evidentimi i situatave të rënda familjare dhe krijimi i programeve mbështetëse për rimëkëmbjen ekonomike të këtyre familjeve nga ana e shtetit dhe e strukturave të tjera.

Ne ofrojmë mbështetjen dhe ndihmën tonë që ky problem të gjejë një zgjidhje sa më afatgjatë dhe integrale dhe urojmë të mos jetë thjesht një retorikë politike.

Nga Selia e Konferences Ipeshkvore te Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRIDHEN BARDHEZINJTË/ Atletico Madrid në sulm për SUPER mesfushorin e Juventusit
Previous article E RËNDË NË SKRAPAR/ Var veten pranë shtëpisë, 32-vjeçari. Dyshohet se...

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT