Dita e sotme mund të hyjë në histori për shqiptarët në Tuz të Malit të Zi, sepse sot janë zgjedhjet lokale për kryetarin e komunës që u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Shqiptarët janë të bashkuar në këto zgjedhje. Pjesëmarrja ishte 62%. Shqiptarët kanë denoncuar përmes një video blerjen e votave duke akuzuar partinë e kryeministrit Milo Gjukanoviç.
Dita e sotme mund të hyjë në histori për shqiptarët në Tuz të Malit të Zi, sepse sot janë zhvilluar zgjedhjet lokale për kryetarin e komunës që u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nik Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) janë bashkuar në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon”. Kjo mundëson që ata të kandidojnë më një listë të vetme për kryetarin i ri, i cili më pas do të zgjidhet nga Këshilli Komunal, ose siç njihet ndryshe Parlamenti i Tuzit, i cili në përbërje ka 32 anëtarë. Ai do të zgjidhet më shumicë të thjeshtë, pra më 17 vota. Në total janë 11.800 votues të cilët kanë pasur të drejtën t’u drejtohen 30 qendrave të votimit. Votimi u mbyll në orën 20:00, ndërsa pjesëmarrja ishte 62%. Shqiptarët pasdite kanë denoncuar përmes një video blerjen e votave duke akuzuar partinë e kryeministrit Milo Gjukanoviç. Ndërkohë që përfaqësues të partive shqiptare e kanë cilësuar procesin e sotëm si një referendum që përcakton të ardhmen e komunitetit shqiptar atje. Dokumentet në zgjedhje ishin edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare.
Denoncimi për blerje votash në Tuz, ministri shqiptar në Mal të Zi: Marrim fitore bindëse
Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët denoncojnë blerjen e votave nga partia e kryeministrit
Në zgjedhjet e sotme në Tuz ka pasur një pjesëmarrje mbi 62%. Nga koalicioni shqiptar ka optimizëm për fitimin e komunës, por pritet numërimi. Procesi ka pasur edhe incidente, probleme teknike në mëngjes, ndërsa në pasdite është denoncuar nga shqiptarët përmes një videoje blerja e votave. Liridon Vulaj ka publikuar videon ku tregon se një personi i është kërkuar që të votojë partinë PDS të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç kundrejt 50 eurove.
Në video, ai pyet personin nëse kanë bërë para në këto zgjedhje.
Ai i përgjigjet po.
Personi i videos insiston: Kush jua dha, personi që kaloi?
-Po, më tha rrumbullako 1- përgjigjet ai.
-Ju kanë mashtruar sepse nuk do të merrni para, i thotë personi që ka bërë videon.
-Jo, i kam marrë, thotë shtetasi i komunitetit rom dhe hap pasaportën me 50 euro.
“Kam votuar jo vetëm unë por gjithë familja” thotë ai..
Mbyllet votimi në Tuz, shqiptarët i bashkon shpresa për të drejtuar komunën
“Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit.
Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë. Situata është e qetë”, është shprehur Nikaj për mediat.


