Pas orës 23:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare në Itali dhe ka filluar edhe procesi i numërimit të votave. Menjëherë pas përfundimit të votimeve kanë dalë edhe Exit-Poll e para për sa i përket rezultateve. Lëvizja Pesë Yjet ka dalë partia e parë sipas, qendra e djathtë është në rritje ndërsa PD-ja në rënie.
Janë këto të dhënat e para nga sondazhet të shpërndara nga Corriere.it,: Në Qendrën e Djathtë, Forza Italia 13-16%; Lega: 12,3-14,3%; FdI 3,5-5,5%; Noi per l’Italia 1-3%. Në qendrën e majtë: PD: 20.5-23.5%; +Europa 2-4%; Insieme 0-2%; Civica Popolare 0-2%. Totali: 25,5-28,5% Lëvizja Pesë Yjet: 29-32%. LeU: 3-5%.


