• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLET KOZANI/ Qyteti i parë në karantinë në këtë valë të dytë të COVID në Greqi (FOTO+VIDEO)
Home
Rajon

MBYLLET KOZANI/ Qyteti i parë në karantinë në këtë valë të dytë të COVID në Greqi (FOTO+VIDEO)

16 October, 2020 s.autor Rajon

Mëngjesi i kësaj të premteje i gjeti rrugët e qytetit të Kozanit bosh. Është zona e parë në Greqi që iu nënshkrua bllokimit total në këtë fazë të dytë të pandemisë, pas rritjes së frikshme të rasteve të infeksionit me Covid-19.

Masat shtesë shtrënguese u miratuan dje nga qeveria dhe sot ishte dita e parë e aplikimit.

Në qendër të Kozanit kishte trafik të kufizuar nga qytetarët, ndërsa trafiku në rrugët e qytetit u zvogëlua ndjeshëm.

Qyteti është klasifikuar si “zonë e kuqe”, niveli i katërt i alarmit.

Dyqane dhe shërbime të shumta kanë pezulluar funksionimin e tyre, ndërsa restorantet u hapen por do të shërbejnë vetëm me dërgesa.

Shumica e qytetarëve që lëvizin në Kozani mbajnë maska, ndërsa prindërit janë të shqetësuar për mbylljen e shkollave për fëmijët.

Ankthi i bizneseve të Kozanit është i dukshëm, ndërsa Dhoma e Tregtisë ka shprehur indinjatën e saj me anë të një letre duke kërkuar masa të menjëhershme mbështetëse për të gjithë profesionistët.

Ndërkohë qeveria ka paralajmëruar mbështetje, bonus emergjent dhe ulje qiraje.
Karantina do të zgjasë deri më 29 tetor.

Aktualisht Kozani ka 227 raste aktive, dmth 227 pacientë me infeksion Covid-19 dhe 554 kontakte në kufizim.

 

Masat në fuqi

Për 14 ditët e ardhshme në Kozan ndalohet lëvizja jashtë, maskat janë të detyrueshme brenda dhe jashtë, tubimet dhe konferencat janë të ndaluara, dyqanet me pakicë dhe restorantet do të jenë të mbyllura  (lejohen vetëm shërbimet e paketimit dhe shpërndarjes).

Do të jenë të mbyllura gjithashtu klubet e natës, gjykatat, vendet arkeologjike, muzetë, teatrot, kinematë, parukieritë, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISMAILI S'PO SHKRUAN MË"/ Helena Kadare: Nobelin ka tre vite që s’e presim më. Vetëvrasja e Mehmet Shehut...
Previous article KOSOVË/ Nis zbatimin i një pike nga marrëveshja e Uashingtonit, ja për çfarë bëhet fjalë

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT