Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri Malltezi, nuk do paraqiten nesër në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve, para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces, por do të çojnë avokatët.
Deri tani për dosjen Partizani, që ka të bëjë me aferën e privazitimit të kompleksit sportiv dhe më pas ndërtimin e 19 kullave janë marrë të pandehur 5 persona.
Dosja prej 500 faqesh është përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Pasi dosja shkon në GJKKO, gjyqtari për seacën paraprake do të zgjidhet me short elektronik. Ai do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do ta kthejë në SPAK për hetime të mëtejshme. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i çelur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.
Berisha dhe Malltezi vijojnë të jetë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Dosja ‘Partizani’, të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’
Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’


