• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLEN PRIMARET/ Cilët do të jenë kandidatët e PD në 11 maj?
Home
Politikë

MBYLLEN PRIMARET/ Cilët do të jenë kandidatët e PD në 11 maj?

1 March, 2025 s.autor Politikë

Ka përfunduar procesi i primareve në PD. Në orën 18.00 ka nisur dhe mbyllja e kutive të votimit, në ato qendra ku nuk ka pasuar më votues në pritje.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 në 12 qarqe të vendit, ku demokratët hodhën votën e tyre për ata që i mendojnë si të denjë për t’i përfaqësuar në Parlament.

Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 16:00 votuan 10,779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.

Në Durrës kanë votuar deri më tani 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë. Deri në orën 16.00 në total votuan 41 mijë e 600 demokratë.

Rreth 280 kandidatë në të gjithë vendin iu nënshtruan testit të anëtarësisë, teksa ata që do të dalin më të votuar më pas do të kalojnë në një fazë të dytë. Emrat do i shkojnë Sali Berishës dhe do të vendosë ai se kush do të jetë në listën finale.

Vetë drejtuesit politikë në qarqe u lanë jashtë procesit, teksa garuan disa nga deputet aktualë.

Tirana është qarku ku spikasin më pak emra të deputetëve aktualë të PD-së, kurse Korça dhe Elbasani kryesojnë me nga 4 emra ligjvënësish në listën e Primareve dhe luftë të fortë për t’u rizgjedhur, e më pas Lezha me 3 deputetë.

Jorida Tabaku garoi në Tiranë, kurse Ina Zhupa në Vlorë. Spikat edhe emri i zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo në Durrës, gjeneralit Pirro Ahmetaj, ish-drejtorit të policisë Emri Vata apo gazetarit Basir Çollaku.

Në listën e Tiranës bien në sy emrat e deputetit Asllan Dogjani, Adriana Kalaja, Ilda Zhulali, Grigels Muçollari, ish-deputeti Myslim Murrizi, deputetja Oriela Nebiaj, ish-kreu i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, deputetja Dhurata Çupi, ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, apo dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Në Vlorë janë emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes, Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Kurse në Shkodër spikat emri i ish-kryebashkiakut nën akuzë nga SPAK, njëkohësisht ish-deputetit Bardh Spahia, deputetes Greta Bardelit dhe i kryetares së degës së PD, Eliona Shkrelit.

Në listë këtë vit është edhe Gjin Gjoni, gjyqtari i akuzuar shpesh kur ishte në detyrë. Ai garoi në Lezhë. Ndërsa në Durrës garoi Arjan Ndoj, ish-prokurori që ju bë atentat. Pritet që pas mbylljes të të gjitha qendrave, të nisë edhe numërimi i votave, për të parë se kush janë emrat më të votuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI NË SHKODËR/ Zgjerohen hetimet për vrasjen e të riut Paulin Preka, mund të ketë qenë dëshmitar i…
Previous article "BONUSI I PENSIONISTËVE PËR TË MARRË VOTA"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Po bëjmë reformë! Nuk po krijojmë piramidën fatale të...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT