• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLEN PAVIONET COVID NË SPITALET RAJONALE/ Manastirliu: Po vlerësojmë lehtësimin e masave…
Home
Sociale

MBYLLEN PAVIONET COVID NË SPITALET RAJONALE/ Manastirliu: Po vlerësojmë lehtësimin e masave…

25 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Spitali Rajonal i Elbasanit mbylljen e pavioneve Covid në spitalet rajonale.

“Mbyllja e pavioneve në spitalet rajonale rikthen në një situatë normaliteti këto spitale dhe flasim këtu për Spitalin Rajonal të Elbasanit, i cili sot nuk ka më pacientë të shtruar. Rastet të cilat do të vijnë të triazhohen në spitalin e Elbasanit do të referohen në spitalin Covid1, në Tiranë. Ashtu sikurse janë në një proces të mbylljes edhe pavioni i infektivit në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ai në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Këto ishin tre spitalet apo tre pavionet në tre spitalet rajonale që i’u përgjigjën skenarit të dytë”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se po vlerësohet mundësia e trajtimit të pacientëve në një spital Covid, nisur nga shifrat e ulëta të shtrimeve.

“Ne sot jemi në një situatë shumë të kontrolluar epidemiologjike, ku fakti që jemi duke mbyllur pavionet në spitalet rajonale dhe jemi duke vlerësuar edhe mundësinë për të përqëndruar rastet e pacientëve në një spital të vetëm, duke qenë se kemi pak numra, tregon që jemi në momentin për të riparë masat aktuale që janë aktualisht të vendosura”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se këto dy ditë do të vlerësohet lehtësimi i masave aktuale.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke vlerësuar në dinamikë situatën. Besojmë që brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët janë duke shqyrtuar masat. Po mendohet një rivlerësim në kuadër të lehtësimit, por do të jetë gjithmonë një rihapje e kontrolluar, graduale. Pra do të ecim me një gradualitet edhe përsa i përket lehtësimit të masave që aktualisht kemi të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja kanë vlerësuar punën e stafeve mjekësore në përballjen me covid19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LAÇI EKIP QË NUK PËSON SHUMË GOLA"/ Ardit Hoxhaj: Po menaxhojmë shumë mirë situatën, pengu im më i madh është…
Previous article I THOTË "JO" KTHIMIT TË CR7 TEK MANCHESTER UNITED/ Gary Neville: Më mirë të kemi kujtime të mira…

s.autor

Postime të ngjashme

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT