• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBUSHTE BURGUN E ELBASANIT ME DROGË/ Polici ‘kamuflohej’ si shitës ambulant dhe merrte ‘porositë’ e familjarëve! Çmimi deri në 20 mijë lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

MBUSHTE BURGUN E ELBASANIT ME DROGË/ Polici ‘kamuflohej’ si shitës ambulant dhe merrte ‘porositë’ e familjarëve! Çmimi deri në 20 mijë lekë

24 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një polic i burgut të Elbasanit, një i paraburgosur dhe partnerja e këtij të fundit, u arrestuan nga policia, pasi u zbuluan se bashkëpunonin për të futur lëndë narkotike në burg.

Sipas hetimeve, rezulton se polici Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit.

Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.

Ndërkaq, Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka treguar se i dashuri i saj ka shitur lëndë narkotike brenda burgut me çmime të ndryshme.

Për të tre, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg”.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm.

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

Nga Prokuroria u mor dhe administrua informaconi se shtetasi N.K këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.M. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.

Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg” parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026.

31-vjeçari Gerald Stamolla ka qenë i arrestuar që në vitin 2021 pas dyshimeve se së bashku me partneren e tij, shtetasen Evisa Mena, kanë mbajtur të mbyllur në banesë dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.

Arrestimi i Stamollas dhe partneres së tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSIMI I KUSHTEVE ATMOSFERIKE NË VLORË/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë anulon mbërritjen
Previous article "VLERËSOJINI NJERËZIT TUAJ TË DASHUR..."/ Rita Ora emocionon me fjalët për gjyshen

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT