Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Trolyl”, ku janë sekuestruar katër mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë.
Forcat blu njoftojnë se si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – Ali Novi, 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).
{“videoid”:”1544867703419″,”type”:1,”ratio”:0.75}
Në qytetin e Lezhës, ai u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.
Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.
Materialet proceduralë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.