• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBROJTJA E SHËNDETIT NDAJ DUHANIT/ Beqja: Në paketat e cigareve të vendosen…
Home
Sociale

MBROJTJA E SHËNDETIT NDAJ DUHANIT/ Beqja: Në paketat e cigareve të vendosen…

5 November, 2019 k.autor Sociale

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë diskutoi sot nismën e deputetit socialist Ilir Beqja për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Por ku konsiston nisma e deputetit? Beqja kërkon që në paketat e cigareve të vendosen organe të njeriut të dëmtuara si pasojë e konsumit të duhanit. Deputeti tha se projektligji, sipas biznesit nëse do të miratohet do të sjellë evazion fiskal 10 mln euro. Ai tha se ky propozim do kohë dhe kam propozuar dy vite më parë.

Nisma u mbështet nga disa prej kolegëve socialistë të Beqjas, por u kundërshtua nga ministria e Shëndetësisë, që u shpreh kundër në parim, por theksoi se problemi është zbatimi i ligjit, pasi aktuali ligji e ka të parashikuar që ndalohen mesazhet reklamuese. Por Beqja tha se arsyetimi i ministrisë është alogjik. “Në paketë do shkruhet emri i markës por unë jam me shëndetin le ta zgjidhin industritë problemin, si do vendosin emrin por unë propozoj të ndryshojë piktura. Diku në një vend të caktuar është marka për ta dalluar nga një tjetër” tha ai.

Kryetari i Komisionit Enver Roshi ka shtyrë miratimin ose jo të projektligjit dhe ka thirrur në seancë dëgjimore grupet e interesit. Projektligji i deputetit të PS i depozituar në Kuvend pak javë më parë parashikon që paketat e cigareve të jenë sa më të thjeshta, marka të jetë pa ngjyra dhe të vendosen foto me organe të dëmtuara. Nëse ky ligj miratohet zbatimi i tij fillon në 1 janar 2022. Vendi i parë që vendosi paketimin e thjeshtë të produkteve të duhanit, së bashku me paralajmërimet e reja dhe të zgjeruara shëndetësore ka qenë Australia, dhe më pas Franca, Britania, Irlandën, Norvegjinë, Singaporin, Belgjikën dhe Zelandën e Re.

Debati te Komisioni i Shëndetësisë
Ilir Beqja: Përpjekje janë bërë për të ndikuar në paketimin e duhanit, pasi imazhet duhet të ndikojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve për rreziqet që ka konsumi i duhanit. Duhet të eliminohen të gjitha figurat joshëse, nga paketat e duhanit. Të eliminohen markat apo pamjet tërheqëse. Së pari në Australia, më pas në Kanada, Belgjikë, Britani e Madhe ndërsa në vendet e tjera janë ne proces implementimi. Miratimi i ligjit ka hapësirë që operatorët e tregut të marrin masat për të bërë ndryshimet e nevojshme deri në vitin 2022 me paketimin e paketave. Në paketën e duhanit, të vendosen organe të njeriut të dëmtuara. Biznesi kërkesë projektligji rrit evazionin në 10 milionë euro, por është provokim i industrive për të penguar ligjin dhe zbatimin e tij. Pasi nisma bie ndesh me interesat e tyre.

Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli: Parimisht jemi të gjithë dakord, por nuk jemi gati për ta bërë. Pasi duhet të bëjmë një ligj të zbatueshëm dhe jo një ligj të mirë letër. Sa i takon reklamimit, edhe ligji aktual e ka të parashikuar që ndalohen mesazhet reklamuese. Është i panevojshëm ndërhyrja. Amendimet janë bërë në ligjin aktual.

Adelina Rista: Numri i konsumatorëve të duhanit është në rritje nuk është në rënie. U këmbeva në korridoret e kryesisë vajza dhe gra që konsumojnë cigare edhe këtu në institucion. Parimisht e mbështes këtë nismë pasi vdekshmëria nga duhanpirja është e lartë. Mbështes nismën e deputetit.

Enver Roshi, kryetar i komisionit: 30% e vdekjeve vjen nga duhani. Duhanpirja shkak kryesor për kancerin. Në cilësinë e Komisionit të Shëndetësisë duhet të mbështesim vendosjen e figurave të organeve të dëmtuara. Edhe fëmijët dëmtohen nga duhanpirja e të rritjeve.

Klodiana Spahiu: A ka rënie të duhanpirjes dhe studime që ul pirjen e duhanit ky paketim. A ndikon ky ndryshim në TVSH që mblidhet nga duhani?

Ilir Beqja: Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i ministrisë së Shëndetësisë. Habitem nga qëndrimi i ministrisë. Sigurisht që ky propozim do kohë dhe kam propozuar dy vite kohë. Arsyetimi i ministrisë është alogjik. Në paketë do shkruhet emri i markës por unë jam me shëndetin le ta zgjidhin industritë problemin, si do vendosin emrin por unë propozoj të ndryshojë piktura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE E BUKUR/ Në shtëpinë e Rezarta Shkurtës nis atmosfera e festave të fundvitit
Previous article TJETËR LAJM TË KEQ PËR BAYERN MUNICH/ Sulmuesi Lewandowski planifikon të...

k.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore! Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT