Kur jeni një anëtar i familjes mbretërore, ka disa protokolle që ju duhet t’i përmbaheni.
Monopoli është i ndaluar, gratë e pamartuara kanë disa kritere për të zbatuar përsa i përket veshjes sipas këtyre rregullave.
Meghan Markle dhe Prince Harry u fotografuan duke mbajtur duart muajin e kaluar gjatë një eventi.
Shfaqjet publike të dashurisë konsiderohen të çrregullta, prandaj nuk do ta shihni Kate Middletonin dhe Princin William duke mbajtur duart apo duke puthur në një angazhim publik.
Por mund të keni vërejtur se Meghan Markle dhe Princi Harry dukeshin shumë të afërt në Lojërat e Invictus në Toronto muajin e kaluar, megjithëse të gjithë sytë e botës ishin fokusuar tek ta.
Pra lind pyetja, pse dy vëllezërit ecin me rregulla të ndryshme?
Meghan Markle nuk vjen nga një familje mbretërore, kështu që vizitat që ajo bën nuk mund të kenë karakter biznesi, që t’i duhet të sillet sipas rregullave zyrtare.
Meghan dhe Harry ishin të lirë të kishin pak intimitet në këtë event sepse nuk ishin në ndonjë vizitë zyrtare.
Përgatiti: AlpeNews.al






