Socialistët do të mbajnë ditën e sotme mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar, ku të pranishëm do të jenë deputetët dhe ministrat e qeverisë Rama.
Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave ndërsa fokusi pritet të jetë tek ecuria e procesit të integrimit europian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec.
Kjo pritet të jetë një nga pikat kryesore të diskutimeve gjatë mbledhjes për shkak të vëmendjes që ka marrë çështja e Zërnecit, protestave të zhvilluara dhe jehonës ndërkombëtare që i është bërë këtij projekti.
Mbledhje të këtij formati, socialistët po i zhvillojnë çdo muaj në kuadër edhe përgatitjes për procesin e integrimit europian, axhendën parlamentare dhe ligjet që duhet të çojnë përpara.
Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalën e tij së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa deputetët do të kenë jo më shumë se 2 minuta kohë në dispozicion për të diskutime dhe raportime.
Me interes do të ishin gjithashtu diskutimet mbi rastin e deputetes Marjana Koçeku e cila është larguar nga grupi parlamentar socialist, ndërsa kryeministri Rama deri më tani nuk është shprehur për rastin e saj, si një deputete e promovuar prej tij.


