• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

20 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Do të furnizonte dhe do të shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, evidentohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë 1 kg e 680 gramë.

Gjatë fazave të operacionit të fundit të koduar “Zonat”, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në inteligjencën policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë siguruan informacione se një shtetas do të transportonte dhe shpërndante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin kryeqytetin me zonën e Urës së Paskuqanit.

Bazuar në këto informacione, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 44 vjeç, banues në Vorë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Riglata”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll 44-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 680 gramë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend
Previous article MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

s.autor

Postime të ngjashme

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT