• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET KUVENDI PËR VETTINGUN NË POLITIKË/ Debate mes shumicës dhe opozitës për anëtarët e BSH
Home
Politikë

MBLIDHET KUVENDI PËR VETTINGUN NË POLITIKË/ Debate mes shumicës dhe opozitës për anëtarët e BSH

21 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur prej orës 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë. Opozita është e pranishme në Kuvend, ndërsa shumica pritet që të rrëzojë draftin. Amendamentet e PD u dorëzuan në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa shumica deklaroi asokohe se nëse Komisioni i Venecias do të jepte ‘OK’, nisma do të konsiderohej. Por Komisioni i Venecias në datë 15 dhjetor miratoi opinionin përfundimtar sa i takon interpretimit që kërkoi Kuvendi i Shqipërisë nëse propozimi i opozitës për Vettingun në politikë ishte apo jo në përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me parimet kushtetuese.

Venecia deklaroi se varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ky draft është problematik pasi mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve . Pretendimi për ndryshime kushtetuese ka rënë me këtë draft-opinion të Komisionit të Venecias. Për PS-në ky është një argument i mjaftueshëm për të rrëzuar Vettingun në politikë. Kryeministri Rama ka thënë se nuk është nevoja për ndryshime Kushtetuese përsa i takon Vettingut në politikë, pasi drejtësia e re e ka parashikuar këtë përmes dy institucioneve të reja që pritet të krijohen, SPAK dhe BKH.

Ora 10:19

Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Spaho dhe Bylykbashi: Bie çdo lloj kontrolli, e gjitha është në xhepin e kryeministrit

Fjalën e parë në seancë e kanë marrë depuetët e PD-së, Edmond Spaho dhe Oerd Bylykbashi të cilët kanë akuzuar qeverinë se po tenton të kapë Bankën e Shqipërisë.

“Kryeministri po kap edhe Bankën e Shqipërisë. Ai propozon dhe voton edhe në emër të opozitës. Ka pasur një traditë që institucionet kryesore janë shpërndarë nga krahët politikë. Ju pa respektuar as rregullat po votoni atë që doni ju. E kundërshtojmë edhe votimin që bëtë dje edhe atë që doni të bëni sot,”-tha Spaho

“Ju kërkoni të kapni çdo lloj pushteti. Banka e Shqipërisë është organ i pavarur. Ligji e përcakton qartë që propozimet nuk vijnë nga një organ i vetëm. Shihni praktikën që është në të shkuarën. Bie çdo lloj kontrolli, e gjitha është në xhepin e kryeministrit. Na garantoni që BSH nuk bie në thundrën e Edi Ramës,”– shtoi Bylykbashi.

Ditën e djeshme, Kuvendi ka zgjedhur 5 nga 6 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një ndër ta edhe ish-ministri i Financave në qeverinë e PD, Ridvan Bode.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEDI SHMAKU/ Ligji i arsimit, më i miri që ka prodhuar ndonjëherë Parlamenti shqiptar
Previous article PLANI PËR YLLIN E MAN UNITED/ Agjenti Gilberto Silva: Fakti që ai nuk luan e fut atë në ankth, sepse klubi...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT