• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLIDHET KLP-ja/ Gent Ibrahimi thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK-un, mundësi që u vjen njëherë në jetë
Home
Aktualitet
Drejtësi

MBLIDHET KLP-ja/ Gent Ibrahimi thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK-un, mundësi që u vjen njëherë në jetë

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prej orës 10:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në rendin e ditës janë disa çështje, mes tyre plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar vetëm dy prokurorë, Klodian Braho dhe Besnik Muçi . Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se në procedurën e aplikimit janë bërë disa lehtësi për prokurorët, ndërsa përsëriti thirrjen që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbni këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë” tha Gent Ibrahimi.

Gjithashtu Ibrahimi theksoi se “kemi marrë informacione nga disa institucione për 6 kandidatët magjistra që do të emërohen prokurorë. Vlerësimin e prokurorëve për efekt vettingu tashmë nuk do ta bëjë më prokuroria e përgjithshme por tashme do ta bëjë KLP”. Ndërkohë që po vijon diskutimi për strukturën dhe buxhetin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtari Bujar Sheshi propozoi shtimin e një pike tjetër në rendin e ditës, caktimin e një prokurori tek Apeli tek Krimet e Renda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi i dorëzon sot Ekipit Negociator dokumentet e dialogut
Previous article A ËSHTË NË PLANET E TIJ ARSENALI? Emery përgjigjet prerë për Mesut Ozil

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT