Pasditen e sotme i grupit negociatorëve për reformën zgjedhore u mblodh sërish në një tryezë. se mbledhja ka nisur pak pas orës 17:00 tek Pallati Kongreseve.
Sa i takon rendit të ditës, mësohet se janë përfshirë propozimet e palëve. Opozita jashteparlamentare do të diskutojë mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.
Ndërsa mazhoranca do të përqendrojë diskutimin e saj mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit tëankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura. Ndërkohë që opozita parlamentare do të diskutojë mbi sistemin zgjedhor.
“Pritet që edhe sot të kemi një mbledhje të Këshillit Politik. Tjetër cështje që palët kanë rënë dakord duket se është edhe ajo për financimin e partive politike. Marrëveshje palët kanë gjetur edhe për barazinë gjinore, që një nga kandidatet të jetë grua. Ditën e enjte u diskutua edhe për rolin e policisë dhe prokurorisë. U vendos që të ketë kamera në cdo qendër votimi. Është votuar që cdo qytetar të mund të kallëzojë penalisht për vjedhje votash. 31 maji data e fundit për Reformën Zgjedhore. PD kërkon futjen e teknologjisë në zgjedhje. Edhe identifikimi i zgjedhësve pritet të bëhet me anë të teknologjisë. PS thotë se sistemi teknologjik të bëhet ngadalë dhe jo menjëherë, pasi është e pamundur. Palët duan që GJK të vendosë gjithcka, ndërsa Gjiknuri tha se nuk është dakord me këtë ide, kurse shtoi se ekspertët do vendosin për këtë pikë.”, tha Stafa në raportimin e tij live nga Pallati i Kongreseve.