Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka nisur mbledhjen e tij, ku në rend të ditës është Buxheti i vitit 2019.
Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje Këshilltarët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë.
Nuk dihet nëse këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të marrin pjesë apo jo në këtë mbledhje, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë, PS dhe LSI u bënë bashkë për të votuar buxhetin 2019 në Durrës.
Në mbledhje mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike.


