Lulzim Basha ndodhet në Shkodër ku thotë se gjendja e sigurisë në këtë qytet është alarmante.
Kryetari i PD deklaroi se në qytetin verilindor janë rrëmbyer dhe dy fëmmijë por sipas tij u kthyen sërish tek familjarët e tyre.
Ai tregon se si informacion ja ka dhënë një gazetar që punon në një media lokale por emrat nuk mund t’ja përmendë.
“Ndërkohë nga media lokale lajmërohet se ka ndodhur dhe rrëmbimi i dy fëmijëve dhe janë kthyer pranë familjve vetëm pasi mafia ka arritur synimet e tyre të gjobvënies.
“Ne jemi sot këtu në të njëjtën kohë kur në Tiranë maxhoranca hap punimet e sesioni të ri palamentar.
Mesazh i qartë dhe i prerë në mbështetje të Shkodrës dhe një qëndresë të prerë të pakompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar. Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së sotme”, tha Basha.


