• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI NJË ATMOSFERË POZITIVE”/ Turqia kërkon të afrohet me Europën
Home
Europë

“KEMI NJË ATMOSFERË POZITIVE”/ Turqia kërkon të afrohet me Europën

3 September, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur politikanët turq mbanin pas takimeve të BE, në të cilat qenë ftuar, konferenca shtypi që tërhiqnin vëmendjen. Në to ata ankoheshin me zë të lartë për mungesë mirëkuptimi dhe mbështetjeje nga ana e evropianëve, pas dështimit të përpjekjes për puç në Turqi. Krahasuar me ato konferenca shtypi, tonet në konferencën e ministrit të Jashtëm turk Mevlyt Cavusoglu këtë herë mund t’i cilësosh të kadifenjta. “Kemi një atmosferë pozitive, është përmirësuar”, thotë ai. Por ai nuk harron as të përmendë se Turqia ka hequr së fundi edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe tani u është vënë zbatimit të reformave.

Deutschland Bundesaussenminister Heiko Maas (Getty Images/AFP/Jung Yeon-je)Heiko Maas, ministri i Jashtëm gjerman viziton Turqinë javën e ardhshme

Në kërkim të afërisë me Evropën

Nuk ka dyshim, qeveria e Ankarasë kërkon afërinë me BE. Një afëri të re, të cilën Bashkimi Evropian megjithatë është i gatshëm ta lejojë vetëm me kushte të caktuara: ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas kërkoi në takimin në Vjenë konkretisht lirimin e shtatë gjermanëve, që mbahen si të burgosur politikë në burgjet e Turqisë. “Këto raste duhet të zgjidhen. Ky do të ishte një hap për normalizimin e raportit me Gjermaninë dhe me BE”, u shpreh Maas.

Heiko Maas do të vizitojë javën e ardhshme Turqinë. Në fund të shtatorit, Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan do të vijë pastaj në Gjermani. Arrestimi i gazetarëve dhe i kritikëve të qeverisë, edhe fakti që Presidenti i Turqisë Erdogan e pajisi veten me më shumë pushtet, me anë të një referendumi të kontestueshëm kushtetues, e rriti distancën e Turqisë nga BE. Por kohët e fundit Erdogani ka hequr dorë në një masë të madhe nga retorika e tij kundër BE. “Ne shohim që në aspektin ekonomik ka rënie në Turqi. Turqia ka nevojë për Evropën”.

Brüssel Jean Asselborn, Außenminister Luxemburg (picture-alliance/AP Photo/V. Mayo)Me hapjen e dyerve të burgjeve, Turqia do t’i hapë vetes edhe mundësi të reja, thotë ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn

“Të hapen burgjet”

Kjo është diagnoza që bën ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Monedha turke ka shënuar rënie të mëdha muajt e fundit. Këtë e nxiti grindja me Uashingtonin. Por ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e kundërshton që vendi i tij po e rizbulon BE për këtë shkak. “Ne duam t’i normalizojmë marrëdhëniet tona me të gjithë. Jo vetëm sepse kemi një problem me SHBA. SHBA nuk kanë aktualisht vetëm me Turqinë një problem, por thuajse me çdo shtet të BE”.

E sigurtë është që Turqia është kaq e varur nga BE, sa nga asnjë partner tjetër i kësaj bote. Por aktualisht bisedimet për heqjen e barrierave doganore janë bllokuar, gjë të cilën e kërkon Ankaraja. Jo vetëm qeveria gjermane, por edhe shtete të tjera të BE e paralajmërojnë qeverinë e Erdoganit që të ndryshojë kursin në çështjen e të drejtave të njeriut. “Që thjesht të hapen dyert e burgjeve”, kërkon Jean Asselborn. Me hapjen e dyerve të burgjeve, Turqia do t’i hapë vetes edhe mundësi të reja, sipas tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Merr 30 mijë lekë gjobë, djali “HAKMERRET” ndaj shtetit. Ia paguan me... (FOTO)
Previous article MBLEDHJA "URGJENTE"/ Basha me akuzë të FORTË: Në Shkodër janë rrëmbyer edhe dy fëmijë por mafja i ktheu...

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT