Deputeti i PD Ervin Salianji ka përkrahur propozimit e Lulzim Bashës për të djegur mandatet parlamentare.
Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD, Salianji është shprehur se:
“Jam pro djegies së mandateve.
Po flasim qe t’i lëmë mandatet.
Unë thashë duhet t’i lëmë dhe të gjejmë hapësirat ligjore që t’i lëmë që tani.
Flamuri, Antoni, Flor Mima, une, Strazimiri deri tani kemi thene ti leme”- mësohet të këtë thënë Salianji.
Gjithashtu mësohet se edhe Flmuar Noka, Klevis Balliu, Gent Strazimir, Edmond Spaho etj, janë shprehur pro djegies së mandateve Parlamentare.


